Google ndjek hapat e Apple me dyqanin e aplikacioneve

Megjithatë shqetësimi më i madh i zhvilluesve të aplikacioneve është pamundësia për të përdorur shërbime pagesash nga palë të treta.
Google do të zbresë komisionet për shitjet brenda aplikacioneve dhe shërbimet duke ndjekur një lëvizje të ngjashme me Apple vitin e kaluar.

Krijuesi i Android tha se nga data 1 Korrik do të reduktojë tarifat në Google Play në 15% nga 30% që kanë qenë më parë por vetëm për të ardhurat prej 1 milionë dollarë. Kompania do të marrë 30% komision për zhvilluesit që gjenerojnë më tepër sesa 1 milionë dollarë në vit.

Google thotë se 99% e zhvilluesve të kompanisë që shesin shërbime do të kenë zbritje të kostove me 15%. Megjithatë shqetësimi më i madh i zhvilluesve të aplikacioneve është pamundësia për të përdorur shërbime pagesash nga palë të treta.

Komisioni prej 30% dhe pamundësia për të përdorur sistem të jashtëm pagesash kanë qenë arsyeja kryesore e përplasejeve mes Apple, Google dhe Fortnite.