Google “ndryshon” pamjen e ndërfaqes së hyrjes dhe regjistrimit të llogarive

E nëse ju duket një ndërfaqe shumë e njohur, kjo ndodh sepse është thuajse e njëjtë me të vjetrën.

Nëse keni hyrë në llogarinë tuaj Google së fundi, mbase keni vënë re një mesazh “një pamje e re po vjen” dhe tani Google ka vendosur të tregojë ndërfaqen e re të hyrjes.

E nëse ju duket një ndërfaqe shumë e njohur, kjo ndodh sepse është thuajse e njëjtë me të vjetrën. Hapat që duhet të ndiqen për të hyrë janë të njëjtë me përjashtim të Dizajnit Material i cili është orientuar horizontalisht për të funksionuar më mirë me lloje të ndryshme ekranesh.

Është gjithashtu i njëjti proces i kërkimit të fjalëkalimit të përdoruesve, të passkeys apo formave të tjera të verifikimit si në ndërfaqen e vjetër.

Ky ndryshim do të jetë më pak kontrovers sesa ato që kemi parë në shërbime të tjera. Lançimi gradual ka filluar më 21 Shkurt dhe do të implementohet për të gjithë më 4 Mars.