Google Search do të kontrollojë nëse fjalitë tuaja janë të sakta gramatikisht përmes inteligjencës artificiale

Nëse gramatika juaj është në rregull, mjeti jep një etiketë jeshile. Ky mjet është i fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe mund të mos jetë gjithnjë i saktë.

Google ka vendosur të sfidojë Grammarly me një funksionalitet të shtuar në motorin e kërkimit Google Search së fundi.

Shërbimi tashmë përmban një kontrollues të gramatikës që mund të analizojë konstruktin e një shprehie ose një fjalie duke ofruar sugjerim nëse diçka nuk shkon me të.

Duke shkruar “grammer check,” “check grammar” ose “grammar checker” aktivizon menjëherë mjetin. Megjithatë motori i kërkimit mund të ofrojë sugjerime gramatikore edhe nëse nuk përfshin një prej togfjalëshave më lartë gjatë kërkimit.

Nëse mjetin vëren një gabim, përfshirë një shqiptim i duhur, Google do të rishkruajë fjalinë duke lënë të kuptohet çfarë ka ndryshuar. Përdoruesit do të mund të kopjojnë me lehtësi fjalinë dhe shprehjen e korrigjuar duke mbajtur kursorin mbi të.

Nëse gramatika juaj është në rregull, mjeti jep një etiketë jeshile. Ky mjet është i fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe mund të mos jetë gjithnjë i saktë.

Aktualisht është i disponueshëm në gjuhën Angleze dhe nuk aplikohet kur fjalia shkel politikat e kërkimit. Nuk do të kontrollojë gramatikën e përmbajtjeve të rrezikshme, ngacmuese, mjekësore, seksuale apo terroriste.

Duhet theksuar se Google ka ofruar mjete gramatikore për Gmail dhe Google Drive prej kohësh.