Greqi – Moti i keq mbyll të gjitha shërbimet publike

Ministri i Ndryshimit të Klimës dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianides deklaroi sot mbylljen e të gjitha shërbimeve publike në Atikë në ditën së dytë të motit me shira të rrëmbyer.

”Shërbimet e vetme publike që do të mbeten funksionale janë ato të nevojshme për menaxhimin e fenomenit meteorologjik”, shtoi ministri.

Stylianides njoftoi gjithashtu një ndalim të qarkullimit të mjeteve gjatë natës në bulevardin bregdetar ”Poseidonos” në Athinë dhe gjithashtu në zonën e Kifissos, ku përmbytjet nuk kanë të ndalur. /atsh