Greqia në flakë, zjarr i madh në pyjet e Haldikidisë

Në Greqi nuk ndalen zjarret, edhe pse thuajse jemi në fundin e vjeshtës. Në zonën e Haldikidi, Sythonia ka rënë një zjarri i madh, i cili favorizohet edhe nga era, shkruan shekulli.

Sot, që në orët e para të mëngjesit, në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe avionë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Kushtet janë të vështira, për shkak edhe të erërave që kanë qenë të fuqishme. Në këtë zonë, aktualisht nuk funksionon momentalisht as telefonia celulare. Në Selanik, përgjatë natës ka pasur disa vatra zjarri, por ata janë shuar.