Greqia reagon ndaj hapjes së Xhamisë së Madhe të Ajasofjas për namaz

Falja e namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes hasi në reagime në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në të gjitha kishat e Greqisë gjatë periudhës së faljes së namazit të xhumasën binin kambana zie ndërsa u organizuan rituale të veçanta dhe flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

Në kishat në Selanik dhe Patras u organizuan rituale të veçanta me flamuj bizantinë dhe grekë. U zhvilluan lutje të Shën Marisë për “shpëtimin” e Xhamisë së Madhe të Ajasofjes.

Ndërkohë në orët e mbrëmjes në Kishën e Metropolit të Athinës do të zhvillohet një ritual i veçantë në lidhje me Stambollin të përkushtuar Shën Marisë nga koha bizantine nga Kryepeshkopi grek Ieronimos.

– “Erdoğan e bëri atë që tha”

Kanalet televizive greke në transmetimet e drejtpërdrejta nga sheshi Ajasofja komentuan: “Ditë zie për krishterët”, “Erdoğan e bëri atë që tha”.

Kanalet gjithashtu transmetuan drejtpërdrejt recitimin e Kur’an-i Kerimit nga presidenti Erdoğan brenda xhamisë para namazit.

– Ishte pretenduar se Turqia nuk do të guxojë të hapë si xhami

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou duke reaguar ndaj vendimit kishte pretenduar se vendimi synonte drejtpërdrejt provokimin e kujtesës historike të grekëve

Ndërsa qeveria greke e kishte cilësuar si “një provokim ndaj botës së qytetëruar”.

Ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni kishte pretenduar se Erdoğan bën nacionalizëm dhe se e ka çuar vendin e tij 6 shekuj pas.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Nikos Dendias e kishte cilësuar si sfidë ndaj UNESCO-s.