Griezmann me kontratë të re tek Atletico

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann do të pensionohet me fanellën e skuadrës së Atletico Madridit.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se Griezmann tashmë ka arritur marrëveshje me Atleticon për kontratën e re, e cila do të zyrtarizohet me të përfunduar edicioni aktual. Me kontratën e re, 33-vjeçari do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në verën e vitit 2027 kurse kontrata aktuale i skadon në vitin 2026.

Te Atletico janë të kënaqur me paraqitjet e Griezmannit, i cili ka shkëlqyer këtë edicion për ekipin e trajnerit Diego Simeone dhe duan ta mbajnë deri në fund të karrierës në klub.

Deri më tani, Griezmann ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 8 asistime në 41 paraqitje për Atletico Madridin, ekip që u rikthye në vitin 2023 pas dy sezoneve të kaluara te Barcelona. Kjo është periudha e tij e dytë te skuadra nga Madridi, pasi në të parën qëndroi prej vitit 2014 deri në vitin 2019.

Me Atleticon, Griezmann ka të fituar tre trofe deri më tani.