Guterres falënderon Presidentin Erdogan për përpjekjet në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedë u diskutua për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për luftën Rusi-Ukrainë.

Presidenti Erdogan deklaroi se po bëjnë përpjekje të mëdha për të arritur një armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë dhe për të rivendosur paqen, si dhe po punojnë shumë edhe për ndihmën humanitare dhe evakuimet.

Nga ana tjetër, Guterres falënderoi Presidentin Erdogan për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës, përpjekjet e tij për të kontribuar për paqen dhe përpjekjet e tij diplomatike. /trt