Guterres i kërkon Rusisë t’i jepet fund luftës

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka theksuar nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Këtë deklaratë, ai e dha të martën, para nisjes së takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Moskë.

Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin sot (e martë), ka thënë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog për një armëpushim dhe paqe, shkruan BBC-ja.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë gjithashtu se prioritet duhet të jetë zvogëlimi i vuajtjeve njerëzore në vend.

Bisedimet po vazhdojnë me dyer të mbyllura, por më vonë është paralajmëruar konferencë nga Lavrovi dhe Guterresi. /koha