Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Guterres: Izraeli duhet të shmangë katastrofën humanitare

Guterres: Izraeli duhet të shmangë katastrofën humanitare

Secretary-General António Guterres (at podium) briefs reporters on recent developments in Israel and the Occupied Palestinian Territory. “Only a negotiated peace that fulfills the legitimate national aspirations of Palestinians and Israelis, together with their security alike – the long-held vision of a two-State solution, in line with United Nations resolutions, international law and previous agreements – can bring long-term stability to the people of this land and the wider Middle East region,” said the Secretary-General.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje sot Izraelit që “të shmangë një katastrofë të mundshme humanitare” pasi ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e më shumë se një milion njerëzve në Gazën veriore.

“Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite, duke u kërkuar atyre të shmangin një katastrofë humanitare”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.

Izraeli shpalli urdhrin disa ditë pasi grupi palestinez i rezistencës Hamasi sulmoi vendin, duke shkaktuar një konflikt të përgjakshëm.

OKB-ja tha dje se Izraeli u kishte dhënë palestinezëve 24 orë për të evakuuar.

Më vonë, ushtria izraelite pranoi se një ndryshim kaq masiv do të zgjaste shumë.

“Mund t’ju them vetëm atë që na thanë”, tha Dujarric.