Hadërgjonaj i bashkohet klubit turk Kasimpasa

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka kaluar në klubin turk, Kasimpasa.

“Përshëndetje miq. Dua të ju njoftoj se nga sot jam transferuar tek ekipi turk Kasimpasa që bënë gara në Superligën e Turqisë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Tek Kasimpasa jam si huazim gjashtë mujor nga Huddersfield. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta dhe përkrahjen e madhe që ma keni dhënë”.