Hamasi dhe Fatahu mbajnë takimet e pajtimit

Delegatët e grupeve rivale palestineze Hamas dhe Fatah kanë filluar bisedimet e pajtimit në Egjipt, për të “shëruar” çarjet që kanë pasur prej dhjetë vitesh.

Një burim diplomatik tha se “ka vullnet të madh për bisedime të suksesshme”. Burimi foli me kushtin e anonimitetit, sepse ai nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat.

Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë zbuluar detajet dhe axhendën e bisedimeve.
Kajro aktualisht po udhëheq përpjekjet për të “shëruar” ndarjet politike dhjetëvjeçare midis grupit Hamas të Gazës dhe lëvizjes Fatah që udhëheq në Bregun Perëndimor.

Javën e kaluar, kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah mbajti takimin e tij të parë të kabinetit në Gaza, që kur qeveria e bashkimit u hartua në vitin 2014.

Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës kanë mbetur politikisht dhe administrativisht të ndarë që nga viti 2007, kur Hamasi fitoi zgjedhjet por Fatah refuzoi humbjen. /MESAZHI/