Hamasi: Kriza e urisë në Gaza po shkatërron fëmijët

Grupi i armatosur Hamas nga Gaza ka nxjerrë një deklaratë lidhur me krizën e urisë në këtë zonë të bllokuar.

Ata thonë se uria dhe kequshqyerja po godasin rëndë fëmijët e Gazës dhe se bota duhet të ndërhyjë urgjentisht për të ndalur këtë situatë.

Hamas akuzon se krimet brutale dhe sulmet që synojnë fëmijët me urinë, bombardime dhe masakra janë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar dhe vlerave humanitare.

Sipas tyre, okupatori kryen këto krime me vetëdije, duke u mbrojtur nga mungesa e përgjegjshmërisë, për shkak të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara në këto veprime. /mesazhi