Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Haniyeh: Palestinezët nuk do të largohen kurrë nga Gaza

Haniyeh: Palestinezët nuk do të largohen kurrë nga Gaza

Shefi i Grupit të Rezistencës Palestineze, Hamas, Ismail Haniyeh në një fjalim televiziv, ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” në Rripin e Gazës.

“Armiku ynë po e bën këtë me administratën amerikane dhe disa vende evropiane,” tha ai.

“Populli i Gazës po qëndron në tokën e tyre. Ata kurrë nuk do të largohen nga Gaza apo të ikin [në Egjipt]”, shtoi ai.

“Përshëndes popullin e Gazës që po përballet me makinën barbare të makinës sioniste. Ata janë të përkushtuar ndaj tokave të tyre.” /mesazhi