Haradinaj e ripërsëritë: Mohimi i lëvizjes së lirë për të rinjtë tanë, diskriminues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në ‘Konferencën e Tretë Nacionale të Parlamentit Rinor Europian’ për pozitën e të rinjve të Kosovës dhe për synimet e vendit për integrime euro-atlantike.

Haradinaj ka thënë se rinia e Kosovës e do Evropën dhe se dëshiron t`i bashkohet asaj pasi që kjo është e drejtë e natyrshme e saj.

“Mohimi i lëvizjës së lirë për të rinjtë tanë i vë në pozitë diskriminuese përballë të rinjve në kontinentin tonë”, është shprehur kryeministri.