Haradinaj: Gazivoda e paprekur, s`e bisedojmë me Serbinë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se do të bisedojnë me Serbinë për çështje të ndryshme por jo për Gazivodën.

Ai në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se Gazivoda është e paprekur, njofton Klan Kosova.

Liqeni i Gazivodës shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe andej kufirit në Serbi. Ky liqen është më i madhi në Kosovë me një sipërfaqe prej 11,9 km² dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash. Liqeni i Gazivodës konsiderohet si prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit.