Haradinaj kërkon nga mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka arritur në seancën e kuvendit ku po diskutohet për kompensimin e orëve të humbura.

Haradinaj ka thënë se nuk duhet të jepen deklarata të vrazhda por duhet të ftohet sindikata e arsimit që të pranojë kompensimin e orëve.

“Sindikata ka mirëkuptim t’i kompensojmë orët e humbura pasi është në interesin e mësimdhënësve e edukatorëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se ministria në nivelin nacional nuk i emëron drejtorët e shkollave kjo është kompetencë e nivelit komunal.“Nuk është arsye ta jepni një vlerësim tuajin pasi ka të bëjë më fëmijët. Ne duhet të ndalemi dhe t’i kërkojmë sindikatës me respekt t’i kompensojnë orët e humbura”.

Për këtë çështje është duke u debatuar pothuajse më shumë se dy orë.