Haradinaj thotë se platforma e dialogut shumë shpejtë do të jetë në Kuvend

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se shumë shpjet platforma për dialogun do të jetë në Kuvend.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme që platforma e dialogut të jetë sa më shpejtë në Kuvend për votim, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt.

Në mbyllje të mbledhjes së Qeverisë ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë ministrave që të jenë nesër prezent në seancën solemne të Kuvendit për nder të Epopesë së UÇK-së.