Hasani dhe Huseini (r.a)

Eduart Thartori

HASANI DHE HUSEINI
(Allahu qofte i kënaqur me të dy zotërinjtë e Xhenetit)

1. Vajza e Pejgamberit a.s u martua me djalin e xhaxhait të Pejgamberit a.s, Ali ibn Ebi Talibin në vitin e dytë të Hixhretit. Ai në atë kohë ishte në fillim të të njëzetave të tij. Ndërsa Fatimeja ishte pak vjet më e vogël se ai.
2. Pejgamberi a.s, kthente mbrapsht cdo kërkesë për martesë që i vinte në drejtim të vajzës së tij. Derisa njerëzit mendonin se ajo nuk duhet të martohet kurrë. Por Pejgamberi a.s e ruante atë, për një djalosh që do ta meritonte atë. Ai ishte Ali ibn Ebi Talibi.
3. Mes tyre u bë një dasëm e bukur, njerëzit u qerasën me Hurma dhe me rrush të thatë.
4. Gjatë jetës së Pejgamberit a.s, Hasani dhe Huseini ishin akoma fëmijë. Ata kishin lindur në vitin e tretë dhe të katërt të Hixhretit. Hasani i pari dhe një vit më vonë edhe Huseini. Në kohën që Pejgamberi a.s ndërroi jetë, ata ishin më pak se tetë vjecarë. Kaluan me gjysin e tyre vite të mbushura me dashuri dhe me ledhe dhe me mësime.
5. Ishte Pejgamberi a.s që ua vendosi emrat e tyre. Ndërkohë që Aliu mendonte ta quante Hasanin, Harb.
6. Ata kanë patur edhe një vlla të tretë që Pejgamberi a.s e quajti Muhsin. Por ai vdiq shumë i vogël. Pastaj u bënë me dy motra që Pejgamberi a.s i quajti si dy vajzat e tij “Um Kulthum” dhe “Zejneb”
7. Kur lindi Hasani, Pejgamberi a.s ishte aty present dhe mori pak Hurmë (Temr) dhe me gishtin e tij lyu qiellzën e gojës së foshnjës së sapo lindur. Kështu buzët e tij do preknin për herë të parë dorën e Pejgamberit a.s
8. Hasani herë pas here safrohej tek Gjyshi i tij, Pejgamberi a.s dhe kur ai shkonte në sexhde, ai i hipte në shpinë. Pastaj Pejgamberi a.s e zgjaste sexhden vetëm për të kënaqur këtë kalorës që i kish hipur mbi shpinë.
9. Ka ndodhur që Pejgamberi a.s hipte në Minberin e tij për të ligjëruar ditën e Xhumasë. Hasani shkonte atje pranë tij dhe qëndronte me gjyshin e tij. Transmetohet se një herë Pejgamberi a.s pati thënë në Minber, duke parë nga Hasani: Me këtë birin tim, Allahu do të pajtojë dy grupet e mëdha të muslimanëve.. (Kjo ndodhi kur Hasani ia dha Halifatin Muavijes dhe Bashkoi dy grupet më të mëdha të Islamit, duke bërënjë paqe mbarëkombëtare brenda muslimanëve. Ai vit u quajt Viti i Unitetit..
10. Pejgamberi a.s gjithashtu thoshte: Hasani dhe Huseini janë dy zotërinjtë e Djemve të Xhenetit.
11. Tregohet se herën e parë që hynë në Xhami, pasi kishin filluar të ecin. Ishin shumë të ëmbël tek i shihje. Mbanin të veshur të dy këmisha të kuqe. Pejgamberi a.s sapo i pa, ndërkohë që ishte në Minber duke ligjëruar, zbriti poshtë, shkoi i mori dhe i ngriti të dy në minberin e tij. Pejgamberi a.s kënaqej kur i shihte dhe u merrte erë.
12. Pejgamberi a.s kalonte shumë kohë duke luajtur me nipat e tij Hasanin dhe Huseinin. Ai thoshte: Ata të dy janë Parfumi im n këtë dynja.
13. Nëna e tyre Fatimja, u lidhte dy djemve në qafë, një qese me barishte aromatike, lëng misku dhe karafil. Që sa herë ti përqafonte Pejgamberi a.s, ti vinte atyre erë e mirë.
14. Dashuria e tyre, është dashni për Pejgamberin a.s. Pejgamberi a.s ka thënë për Hasanin (Vlen edhe për Huseinin):
O Allah unë e dua këtë bir. Andaj duaje dhe Ti. Duaj edhe atë që e don këtë!
15. Fatimeja nuk duket shumë në Historinë e Pejgamberit a.s, sepse ajo merrej me rritjen e këtyre nipceve të dashur dhe fëmijëve të tjerë. Ndërsa baba ii tyre, Aliu r.a, merrte pjesë aktive në jetën e Pejgamberit a.s dhe ishte një nga njerëzit e rëndësishëm të Islamit.
16. Në kohën e Ebu Bekrit r.a, të dy djemtë Hasani dhe Huseini, ishin akoma të vegjël. Por ata morën një goditje të madhe kur humbën nënën e tyre Fatimen, vetëm gjashtë muaj pasi kishte ndërruar jetë Pejgamberi a.s. Tashmë i ra për pjesë Aliut r.a që të bëhej edhe nënë edhe baba për ta.
17. Tregohet në Sahih, se Ebu Bekri r.a pasi kish mbajtur një Hytbe, kish zbritur nga Minberi dhe e kishte marrë Aliun e po dilnin bashkë. Rrugës kishin parë Huseinin që po luante me kalamajtë. Ebu Bekri e mori në krahë dhe e puthi. Pastaj tha: E cfarë është Ebu Shejbe (Babai i Ebu Bekrit) para Babait tuaj? Duke nënkuptuar Aliun. Nga ana e tij, Aliu buzëqeshte, për këtë dashni të madhe që kishte Ebu Bekri për Pejgamberin a.s dhe familjarët e tij.
18. Fillimet e rinisë së tyre, Hasani dhe Huseini i jetuan në kohën e Umer ibn Hatabit r.a. Edhe Umeri si Ebu Bekri, thoshte: Kurban nëna e Babai im për ju o djema. Umeri caktoi pensione për të gjithë luftëtarët e Bedrit. Dhe po aq caktoi pensione edhe për Hasanin dhe Huseinin.
19. Në kohën e Othman ibn Afanit, ata patën gjithashtu nderim të vecantë.
20. Në ditët që e kishin rrethuar Othmanin r.a në shtëpinë e tij, Hasani qëndroi me të në shtëpinë e tij me shpatë në dorë. Derisa Othmani iu betua që ai të largohej se nuk donte të derdhej gjaku i tij, për hatrin e Othmanit.
21. Hasani ndërroi jetë në fund të dyzetave të jetës së tij, në Halifatin e Muavije Ibn Ebi Sufjanit. Dëshiroi të varrosej pranë gjyshit të tij në Medine. Por ishte larg dhe udhëtimi i Xhenazes në ato kohe të trazuara, ishte i pasigurtë.
22. Huseini ndërroi jetë në moshën 58 vjecare në betejën e Kerbelasë, në përballje me një ushtri të mbushur me tradhëtarë. Ajo ushtri përbëhej me njerëz që i dhanë besën Huseinit dhe e ftuan të vinte në Kufa. Por e tradhëtuan atë dhe e lanë vetëm. Madje kishte prej tyre edhe që morën pjesë në këtë ushtri që e rrethoi dhe e vrau birin e dashur të Pejgamberit a.s.
23. Dashnia për Hasanin dhe Huseinin r.a është pjesë e Besimit të cdo muslimani. Por ndryshe nga ata që sot pretendojnë se duan Huseinin, (Shiitët), muslimanët nuk abuzojnë me këtë dashni. Nuk i shenjtërojnë askënd, sado i dashur dhe i shtrenjtë mund të jetë.

Përgatiti: Eduart Thartori
Burimet: Osama al Ashkar