Havai, vullkani Mauna Loe vazhdon të nxjerrë llavë – VIDEO

Vazhdon shpërthimi i Mauna Loa, vullkanit më të madh aktiv në botë, që ndodhet në shtetin amerikan të Havait ndërsa ekspertët paralajmërojnë se drejtimet e rrjedhave të llavës mund të ndryshojnë shpejt, raporton Anadolu Agency (AA).

Vullkani ndodhet në Ishullin e Madh të Havait dhe nuk ka shpërthyer që nga viti 1984 kur ka nxjerrë llavë për më shumë se tre javë.

Agjencia e menaxhimit të emergjencave në Havai njoftoi sot se kishte marrë raporte për llavë që filloi të rrjedhë përgjatë pjesës jugperëndimore të kalderës së vullkanit ose “tas” i madh i zbrazët në majë të vullkanit.

Agjencia deklaroi se nuk ka indikacione se llava kërcënon zonat e banuara dhe nuk është lëshuar asnjë urdhër evakuimi.

Megjithatë, autoritetet lëshuan një paralajmërim për hirin e Ishullit të Madh ndërsa Shërbimi Kombëtar Meteorologjik u bëri thirrje banorëve me sëmundje të frymëmarrjes të qëndrojnë brenda dhe të shmangin thithjen e grimcave të hirit dhe kushdo që del jashtë të përdorë maskë.

“Është i mundur dëmtimi i të korrave dhe kafshëve. Dëmtime të vogla në pajisje dhe infrastrukturë. Dukshmëria është zvogëluar”, thuhet në deklaratë.