Hawaii, pas zjarreve pyjore në kërkim mbi 1.000 të zhdukur

Teksa vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për të zhdukurit pas zjarreve pyjore që filluan më 9 gusht në Hawaii, raportohet se nuk ka informacione për më shumë se 1.000 persona, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të BBC-së, lista e personave të zhdukur planifikohet të publikohet për opinionin publik me qëllim për të ngushtuar punimet e kërkimit.

Autoritetet kanë arritur të gjejnë rreth 1.400 prej 2.500 personave të zhdukur, ndërkohë nuk dihet sa janë të vdekur nga mbi 1.000 personat e humbur.

Zyrtari nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Steven Merrill, vuri në dukje se si rezultat i punimeve ka mundësi që të mos arrijnë tek të gjithë të humburit, dhe më tej theksoi se “I marrim në konsideratë të gjithë emrat në listë deri kur të provohet se nuk janë në listën e të zhdukurve”. Më tej Merrill bëri të ditur se punimet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë.

Ekipet, të shoqëruar nga qen, kërkojnë për mbetje njerëzore në zonën e djegur.

Ekipet gjejnë eshtrat e njerëzve ose pjesët e kufomave në mesin e grumbujve të hirit, për shkak se nxehtësia gjatë zjarrit arrin në një nivel të lartë aq sa të shkrijë automjetet e zjarrfikëseve.

Autoritetet, për të identifikuar eshtrat ose pjesët e kufomave kërkojnë nga familjet e tyre që të japin mostra të ADN-së.

Shifra zyrtare e të vdekurve u njoftua së fundmi të jetë 115.

Presidenti amerikan, Joe Biden, më 22 gusht vizitoi Hawaii-n dhe premtoi ndihmë për të dëmtuarit nga zjarri.