Ballina Artikuj Haxhi… Islami universal

Haxhi… Islami universal

Hoxhë Halil Avdulli

Pamjet e haxhit na bëjnë të shohim larmishmërinë globale të Islamit, sikur haxhinjtë tregojnë për prejardhjen, etninë dhe vendet nga të cilat kanë ardhur.

Vendet ku Islami ka mbërritur përmes pushtimeve përfaqësojnë sot rreth 30% të numrit të përgjithshëm të myslimanëve në botë.

Ndërsa 70% e myslimanëve sot, Islami ka hyrë në vendet e tyre përmes paqes, thirrjes islame, tregtisë dhe marrëdhënieve shoqërore — nga Indonezia dhe Japonia, deri në Angli, Suedi dhe në të dy Amerikat.

Nga një tjetër këndvështrim:

Rreth 20-25% e myslimanëve sot jetojnë në vende joislame, si Franca, Italia, Rusia dhe India.

Shteti me numrin më të madh të myslimanëve është Indonezia, me 244 milionë myslimanë – Islami atje hyri përmes thirrjes paqësore.

Allahu e bëftë këtë haxh një fillim të mbarë për myslimanët, një burim ndihme, force, nderi dhe qetësie – për ne dhe për të gjithë botën.

Hoxhë Halil Avdulli