Ish-deputeti i Kuvendit, Haxhi Shala, të mërkurën e shfrytëzoi të drejtën për të mos u deklaruar lidhur me fajësinë në paraqitjen e parë në Gjykatën Speciale.
Shala ka thënë se një deklarim të tillë do ta bëjë pasi t’i marrë të gjitha shkresat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Gjyqtari Nicolas Goillou e pyeti Shalën nëse ka ndonjë ankesë sa i përket arrestimit dhe paraburgimit të tij. Ai u përgjigj se gjithçka është në rregull.
Seanca fillestare ka përfunduar.
Shala akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë.







