✍️- Zoti i Plotfuqishëm i ka dhënë kësaj shtylle të madhe një dallim të jashtëzakonshëm! Ai e ka bërë atë një nga themelet mbi të cilat është ndërtuar Islami dhe një nga shlyerjet më të mëdha të mëkateve.
Dy Shejhët (Buhariu dhe Muslimi) kanë transmetuar nga Mensuri, nga Ebu Hazimi, nga Ebu Hurejra nga Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të), se ai ka thënë: “Kushdo që kryen Haxhin në këtë Shtëpi (Qabe) dhe nuk kryen ndonjë mëkat apo shkelje, do të kthehet nga mëkatet e tij po aq i pastër sa dita kur e lindi nëna e tij.”
🌴- Ngjashëm, është ajo që është transmetuar nga Pejgamberi në dy Sahihët dhe koleksione të tjera, nga transmetimi i Malikut, nga Sumejit, nga Ebu Salihu, nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), nga Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të), se ai ka thënë: “Një Umre deri te Umreje tjetër është shlyerje për atë që është midis tyre, dhe nuk ka shpërblim për një Haxh të pranuar përveç Xhennetit.”
👉- Haxhi i pranuar është ai që është i pastër nga mëkati dhe kryhet me të gjitha shtyllat dhe detyrimet e tij të përmbushura.
Është thënë gjithashtu se është ai që nuk pasohet nga mëkati, por kuptimi i parë është më i qartë dhe më i saktë.
Ata që mendojnë se është e lejuar të përsëritet Umreja brenda një viti të vetëm e përdorin këtë hadith si provë. Nëse Umreja do të ishte e ngjashme me Haxhin e kryer një herë në vit, ata do të konsideroheshin të barabartë. Ky është mendimi i shumicës, në kundërshtim me Malikun.
Po kështu, është ajo që Imam Muslimi (Allahu e mëshiroftë) e ka transmetuar nga Jezid ibn Ebi Habib, nga Ibn Shemase el-Mehri, nga Amr ibn el-As, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga Pejgamberi, Zoti e bekoftë dhe i dhëntë paqe, se ai ka thënë: “Islami e shlyen atë që është bërë para tij, Haxhi e shlyen atë që është bërë para tij dhe migrimi e shlyen atë që është bërë para tij.” Pejgamberi(paqja dhe bekimet qofshin mbi të) e krahasoi Haxhin me Hixhretin (migrimin) dhe Islamin.
🌴- Viti kur u bë obligim Haxhi:
– Haxhi u caktua nga Zoti si detyrim në vitin e nëntë (të Hixhres) – sipas mendimit më të shëndoshë të dijetarëve – dhe ata u ndanë:
Disa thanë se u caktua në vitin e pestë, duke përmendur si provë përmendjen e Haxhit në transmetimin e Dimam ibn Ta’lebeh. El-Vakidi përmendi se mbërritja e Dimamit ishte në vitin e pestë.
Të tjerë thanë se u bë obligim në vitin e gjashtë, vitin e Hudejbijes, kur u shpall ajeti: “Dhe plotësoni Haxhin dhe Umren për Allahun” (El-Bekare: 196).
Ky është mendimi i shumicës, të cilët thanë se “plotëso” do të thotë fillimi i detyrimit. Kështu e interpretuan atë Elkame, Mesruku dhe En-Nehai. Ata thanë: “Plotso” që do të thotë: “Dhe kryeje atë!” siç transmetohet nga el-Taberi dhe të tjerë.
Disa dijetarë thanë: U urdhërua në vitin e tetë.
Disa thanë: U urdhërua në vitin e nëntë; kjo u konsiderua e saktë nga Kadi Ijad, el-Kurtubi dhe të tjerë.
Mendimi i saktë është se u urdhërua në vitin e nëntë të Hixhrës.
🌴- Dhënia e Zekatit një haxhiu të varfër
Ibn Umeri lejoi dhënien e Zekatit dhe Sadakasë dikujt që nuk mund të përballojë apo nuk ka mundësi të merr rrugëtimin për Haxh, për ta kryer atë.
Kjo u transmetua nga Ebu Ubejdi në librin “El-Emval” me një zinxhir të shëndoshë transmetimi.
Gjithashtu u transmetua nga Ibn Abbasi, megjithëse konsiderohet i dobët dhe i pabesueshëm, siç është thënë nga Imam Ahmedi. El-Buhariu e përmendi atë në një formë të pezulluar, duke treguar pasiguri.
🌴- Kryerja e Haxhit me paratë e dikujt tjetër
Kryerja e Haxhit me shpenzimet e dikujt tjetër dhe sponsorizimi i shpenzimeve prej tyre është i lejueshëm sipas brezave të hershëm. El-Kame dhe El-Esvedi e kryen Haxhin me Abdullah ibn El-Harithin, vëllain e El-Eshtarit, dhe ai u siguroi shpenzimet e tyre.
Në mënyrë të ngjashme, dikush që shkon si punonjës, menaxhment ose shërbëtor, infermier, mjek në një organizatë ose për dikë tjetër me shpenzimet e tyre mund të kryejë Haxhin duke qenë pjesë e tyre.
Është transmetuar nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se një burrë e pyeti: “A mundem ta vendos veten në shërbim të këtyre njerëzve, që të kryej haxhin me ta?” Ai u përgjigj: “Po, ata do të kenë një pjesë nga ajo që kanë fituar.” Kjo është transmetuar nga Ibn Ebi Shejbe, dhe është transmetuar gjithashtu nga el-Hasan ibn el-Musejeb dhe Muxhahid.
(Përshkrimi i Haxhit të Pejgamberit, Vëllimi 2, f. 40-45.)
Prof. ass. dr. Musa Vila







