Haxhinjtë bëjnë tavafin lamtumirës

Haxhinjtë të cilët kryen të gjitha ritet e haxhit, gjatë ditës së djeshme iu drejtuan Qabes për tavafin lamtumirës. 

Haxhinjtë për 3 ditë më rradhë përjetuan “hedhjen e guralecëve” që simbolizon gjuajtjen e djallit me gurë, ibadet që ua kujton muslimanëve përpjekjet e vazhdueshme të djallit për t’i devijuar ata nga rruga. 

Pas ritualit të gjuajtjes me gurë, haxhinjtë prenë kurbanë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme haxhinjtë kanë përfunduar tavafin e lamtumirës (Tawaf al Wida) dhe iu drejtuan Qabes duke i dhanë lamtumirën asaj. 

Haxhi i sivjetmë ka qenë shumë i qetë pasi vetëm 60,000 qytetarë dhe banorë të vaksinuar plotësisht të mbretërisë u lejuan të marrin pjesë për shkak të pandemisë së koronavirusit. /mesazhi.com