Haziri përkrah bashkimin me Luginën, kundërshton shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Lutfi Haziri i LDK-së është pro bashkimit të Preshëvës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën por kundër humbjes së territoreve.

Haziri duke folur për lajmi.net, ka thënë se tani është një mundësi historike që ndarja e padrejtë e këtyre komunave të përmirësohet.

“Unë e kundërshtojë humbjen e territoreve të Kosovës në veri. Rikthimi i Bujanocit, Preshëvës e Medvgjeës si zona gjeografike dhe histroike të Kosovës ndarja e tyre e padrejtë ka bërë që të përmirësohet si një mundësi historike tash në kuadër të demarkaimit të kufirt por jo në dëm të askujt e as më pas në dëm të sovranitetit të Kosovës. Jam angazhu me ndërtu koncensus të brendshëm dhe mbështetje ndërkombëtare që e drejta e tyre me u njoft për bashkim me Kosovën”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se konflikti atje është përmbyllur me marrëveshjen e Konçulit e cila nuk është zbatuar asnjëherë deri në fund, dhe ata vazhdojnë me qenë të diskriminuar.

“Është një mundësi historike që ky problem me u zgjidh me një koncensus sa ma të gjerë në Kosovë.Frika jonë për shkëmbim, për dhënie se Serbia po fiton duhet me u eleminu në agjendën e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk kemi nevojë me dhanë kurgjo. Serbia nuk ka më forca ushtarake në Kosovë por civile që po e ushtrojnë detyrën, ata duhet me u largu si problem i brendshëm përmes proceseve politike”, është shprehur Haziri.