Hebrenj fanatikë hyjnë në Aksa

Të paktën 190 hebrenj fanatikë kanë hyrë në Mesxhid al-Aksa të shoqëruar nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sipas një njoftimi me shkrim të zëdhënësit të Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, hebrenjtë fanatikë kanë hyrë në oborrin e Aksasë përmes Portës El-Megaribe.

Hebrenjtë fanatikë kohë pas kohe hyjnë në Aksa të shoqëruar nga policia në seanca të mëngjesit dhe pasdites.

Hyrja e hebrenjve në Aksa ndodh në një periudhë kur policia izraelite së fundmi ka ashpërsuar praktikat kundër palestinezëve dhe zyrtarëve të kompleksit të shenjtë.

Invazioni i hebrenjve në kompleks shkakton rritje të tensioneve në rajon dhe përplasje midis palestinezëve dhe policisë izraelite.

Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të okupuar, është kibleja e parë e muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.