Hidhet shorti për 1/8-tën e Ligës së Evropës, Man Utd-Milan kryendeshja e kësaj faze

Në Nyon të Zvicrës është hedhur tashmë shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës, ndërsa ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Klube të mëdha si Manchester Unitedi, Arsenali, Milani dhe Roma janë kualifikuar tashmë në këtë fazë.

Këto klube dhe disa tjera si Ajax, PSV Eindhoven, Dinamo Zagreb dhe Villarreal janë në pritje t’i mësojnë kundërshtarët e radhës.

Fati i shortit ka dashur që dy klubet e mëdha United dhe Milan ta shohin veten si kundërshtar në këtë fazë, duke na dhuruar një përballje klasike.

Takime interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Roma-Shakhtar dhe Dinamo Zagreb-Tottenham.

Arsenali do të ndeshet me Olympicaosin, ndërsa Ajaxi me Young Boysin.