Histori të reja suksesi në Lojërat Olimpike të Tokios, në mesin e tyre edhe Kosova

Në 4 ditët e para të Lojërave Olimpike Verore 2020 që mbahet në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, janë shkruar histori të reja suksesi, në mesin e të cilëve gjendet edhe Kosova, raporton Anadolu Agency (AA).

Kosova deri më tani ka fituar dy medalje të arta në këtë organizim, duke arritur një sukses historik që tani.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik kishte njohur Kosovën në vitin 2014, ndërsa ajo merr pjesë për të dytën herë në Olimpiadë.

Majlinda Kelmendi në “Rio 2016” ishte xhudistja që i solli medaljen e parë vendit të saj, edhe atë të artë, në kategorinë 52 kilogramë tek gratë, ndërsa vendi edhe në Tokio arriti sukses në të njëjtën degë sportive.

Distria Krasniqi në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në 57 kilogramë fituan medalje të arta në “Tokio 2020”.

– Filipinet dhe Bermuda medalje historike

Nga ana tjetër, Filipinet dhe Bermuda, medaljen e parë olimpike e fituan në Tokio 2020.

Sportistët filipinas që marrin pjesë në Olimpiadat që nga viti 1924, më parë nuk kishin fituar asnjë medalje të artë. Emri që kaloi në historinë Filipineve u bë peshëngritësja Hidilyn Diaz. Ajo në 55 kilogramë ngriti një peshë prej 224 kilogramësh duke thyer rekord olimpik. Ajo arriti një sukses të madh të vendit të saj në lojërat olimpike.

Ndërsa triatletja 33-vjeçare që përfaqëson Bermudën, Flora Duffy, u bë emri që fitoi medaljen e partë të artë për vendin e saj. Bermuda për herë të parë mori pjesë në 1936 Berlin, ndërsa vetëm në 1976 Montreal në boks kishte fituar medalje të bronztë.

Sportisti 18-vjeçar tunizian në not, Ahmed Hafnaoui, duke bërë një surprizë të madhe tek meshkujt 400 metra stil të lirë, me rezultatin 3.43.36 fitoi medalje të artë. Hafnaoui, me këtë i mundësoi vendit të tij që të fitoj medaljen e parë olimpike në këtë kategori.

Edhe Hong Kongu, medaljen e dytë të artë në historinë e tij olimpik e fitoi me Cheung Ka Long në eskrim.

– Nuk intonohet himni kombëtar rus

Ndërkohë, sportistët rusë të cilët fituan 5 medalje të arta, të cilët marrin pjesë në Olimpiadë në emër të Komitetit Rus Olimpik, për shkak të gjobës që ka marrë Rusia nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, nuk arritën të këndojnë himnin kombëtar.

Në vend të himnit rus intonohet një pjesë e Konçertos së Parë të kompozitorit rus, Pyotr Çaykovskiy.

– Japonia e përdor avantazhin e të qenit mikpritës

Japonia filloi mirë në Olimpiadë, ku është e rëndësishme të përdoret avantazhi i të qenit mikpritës.

Në 3 ditët e fundit, sportistët japonezë fituan 8 medalje të arta, 2 argjendta dhe 3 bronz.

– Sportisti 13-vjeçar në skejtbord fitoi medalje të artë

Sportisti japonez 13-vjeçar, në skejtbord i cili merr pjesë për herë të parë në Olimpiadë, fitoi medalje të artë duke tërhequr vëmendjen mbi të.

Nishiya, u bë edhe emri i parë që e ka fituar dikush medaljen e artë në këtë kategori.

– Xhudsitët japonezë Uta Abe dhe Hifumi Abe, motër e vëlla, hynë në histori

Xhudistët japonezë Uta Abe dhe Hifumi Abe, motër e vëlla, në sportet individuale duke fituar medalje të artë në të njëjtën ditë hynë në histori.

Uta Abe, në 52 kilogramë tek gratë, ndërsa vëllai i saj Hifumi Abe në 66 kilogramë tek meshkujt fituan medalje të artë. Me këtë për herë të parë në historinë e Olimpiadës motër e vëlla në të njëjtën ditë në sporte individuale fituan medalje të artë.

– SHBA humbi pas 17 vitesh, Koreja e Jugut e mbrojti titullin e saj 33-vjeçar

Kombëtarja Amerikane e Basketbollit tek Meshkujt, pas plotë 17 vitesh humbi një ndeshje në Olimpiadë.

Franca ishte ajo që i dha fund serisë së të pamposhtur të SHBA-së i përbërë nga yjet e NBA-së.

Ekipi i Harkëtarisë i Koresë së Jugut tek femrat, vazhduan traditën 33-vjeçare. Ato fituan të nëntën të njëpasnjëshme medalje të artë olimpike.