Prokurorët holandezë thanë të premten se një burrë nga Ruanda është arrestuar bazuar në një kërkesë ekstradimi nga Ruanda mbi dyshimin se është i përfshirë në gjenocidin afrikan të vitit 1994, raportoi AP të premten.
Burri 65 vjeç ka jetuar në Holandë që kur iu pranua azili më 1999.
“Më 1994 burri ishte oficer i xhandarmërisë në Ruanda. Sipas autoriteteve atje, ai luajti një rol të rëndëishsëm në masakrat e kryera në kryeqytet, Kigali, dhe në bashkinë e Muginas”, thanë prokurorët në një deklaratë.
Vrasjet masive të popullsisë tutsi në Ruandë filluan më 6 prill 1994 kur një aeroplan ku ishte presidenti Juvenal Habyarimana u rrëzua dhe u përplas në Kigali duke vrarë edhe liderin i cili si shumë si Ruandë edhe ai ishte hutu etnik.
Komuniteti tutsi u fajësua se rrëzoi aeroplanin edhe pse e mohuan dhe më pas filluan t’i vrisnin, përfshirë fëmijë.
Rreth 30,000 civilë thuhet se janë varrë gjatë masakrës Mugina.
Prokurorët thanë se burri ishte i përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e masakrave në Mugina. /koha