Holanda fiton ndaj ShBA-së, kalon në çerekfinale

Holanda kombëtarja e parë që shkon tutje në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Sot ka filluar faza e eliminimit direkt dhe ndeshja e parë në mes Holandës dhe ShBA-së pas pjesës së parë u mbyll 3:1 në favor të ‘Tulipanëve’, shkruan lajmi.net.

Në 90 minuta lojë kombëtaret dhuruan një ndeshje tejet të mirë.

Por, më konkret ishin Holanda, pasi në minutën e 10` gjetën golin.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar ishte Memphis Depay që i dha epërsinë holandezëve.

Amerikanët gjithashtu tentuan disa herë të barazojnë shifrat, por nuk arritën.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ShBA kishin mundësi ideale për të barazuar, por nuk lejoi portieri i kombëtares së Holandës.

Por, rastet e krijuara i konkretizuan kombëtarja e Luios van Gaal, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë dyfishoi epërsinë Blind.

Pjesa e dytë gjithashtu dhuroi lojë të bukur, me amerikanët që kërkonin golin e ngushtimit të epërsisë.

Ishte Wright që realizoi një gol të bukur dhe çoi rezultatin në 2:1 në favor të Holandës.

Mirëpo, gëzimi i ShBA-së nuk zgjati shumë, pasi Denzel Dumfries shënoi golin e tretë për ‘Tulipanët’ në minutën e 81`.

Më këtë fitore Holanda siguron kualifikimi në 1/8 e finales, kurse Amerika eliminohet.