Holanda kërkon të shfajësoj veten nga gjenocidi i Srebrenicës

Qeveria holandeze i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të vendit të përmbysë një vendim ku thuhet se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e mijëra burrave muslimanë në masakrën e Srebrenicës.

Viktimat ishin vrarë nga forcat serbe pasi u kthyen nga një bazë holandeze e drejtuar nga Kombet e Bashkuara, ku ata kishin kërkuar strehim nga sulmet ndaj forcave serbe.

Paqeruajtësit holandezë qëndruan duarkryq përballë masakrave, dhe për më tepër, ua lehtësuan serbëve ndarjen e burrave dhe djemve, thuhet në vendimin e gjykatës, duke shtuar se lejimi i burrave të largohen nga baza do të thoshte se ata “ishin të privuar nga një shans për të mbijetuar”.

8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në Srebrenicë në mizorinë më të keqe që pa Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore. /MESAZHI/