Holandë, mijëra nxënës në protestë kundër politikave mbi klimën

HAGË (AA) – Rreth 15 mijë nxënës në qytetin e Hagës në Holandë kanë protestuar kundër politikave të qeverisë mbi klimën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të protestës me temë “Rinia për Klimën” e organizuar me mbështetjen e organizata të ndryshme joqeveritare dhe iniciativën e një nxënësi të shkollës së mesme 17 vjeçari Stijn Warmenhoven, rreth 15 mijë nxënës nga qytetet e ndryshme të vendit u mblodhën në sheshin “Malieveld”.

Protestuesit, shumica e të cilëve përbëheshin nga nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, marshuan drejt Parlamentit holandez.

Ata protestuan kundër politikave të qeverisë holandeze mbi klimën ndërsa bënë thirrje për zbatimin e politikave efektive në luftën me ndryshimet klimatike.

Nxënësit në duar mbanin pankarta me mbishkrime, “Kjo botë është e të gjithëve”, “Bëjeni botën përsëri të përsosur”, “Klima mund të ndryshojë, a mund ta bëjmë?”, “Ndrysho sistemin për të mbrojtur botën” si dhe shumë të tjera.

Ndërkohë janë marrë edhe masa të gjera të sigurisë si dhe janë mbyllur disa rrugë për trafik.

Rreth 350 shkencëtarë nga vendi me një deklaratë me shkrim shprehën mbështetjen e tyre ndaj nxënësve.