Ballina Arritje Teknologji Honor po punon gjithashtu në një telefon të palosshëm të gjerë për...

Honor po punon gjithashtu në një telefon të palosshëm të gjerë për të konkurruar me Samsung dhe Apple

Sipas raportimeve, Honor po përgatitet për ndryshime të mëdha në linjën e saj të telefonave me ekran të palosshëm.

Raportimet sugjerojnë se seria Magic Vs mund të zëvendësohet plotësisht nga një model i ri, ndërsa linja kryesore Magic V do të vijojë normalisht me një version të ri muajin e ardhshëm.

Ndërkohë, thuhet se pasardhësi i modelit V Flip nuk do të lansohet gjatë vitit 2026.

Honor raportohet se po punon mbi një pajisje të re foldable me dizajn më të gjerë, që pritet të ketë raport ekrani 4:3.

Ky format po shihet si trendi i ri për vitin 2026 dhe do ta bëjë pajisjen dukshëm më të gjerë se Magic Vs3 aktual.

Me këtë strategji, Honor synon të konkurrojë drejtpërdrejt me planet e Samsung dhe Apple në tregun e telefonave të palosshëm.