Howedes sot zyrtarizohet te Juventusi

Mbrojtësi i njohur, Benedikt Howedes sot edhe zyrtarisht do të bëhet futbollisti më i ri i Juventusit.

Kështu thonë edhe mediat italiane në veçanti gazetari Fabrizo Romano. Mbrojtësi i Schalkes do të huazohet te kampioni i Serie A-s, këta të fundit kanë të drejtë blerje për 15 milionë funta në total.

29-vjeçari ka bërë afro 240 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për klubin gjerman.