Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka deklaruar se ndalimi i dytë i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.
Hoxha tha se fletarresti i lëshuar nga Serbia për arrestimin e Haradinjt gjithashtu është edhe shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Ajo tha se Ministria e Drejtësisë i ka ofruar prova shtetin francez që ndalimi i Haradinajt është kryekëput politik dhe pa bazë juridike.
Hoxha ka njoftuar për veprimet e institucioneve të Kosovës për këtë çështje, duke thënë se i kanë nisur letrën e tretë autoriteteve në Francë, përmes të cilës kërkohet lirimi i liderit të AAK-së.