Hoxhaj: Kur Thaçi viziton Ujmanin, s’ka nevojë për reagime të tepruara në Serbi

Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk ka nevojë për reagime të tepërta në Serbi kur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, viziton Liqenin e Ujmanit.

“Kur presidenti Hashim Thaçi viziton Liqenin e bukur të Ujmanit dhe flet për qytetarët e Kosovës, nuk ka nevojë për reagime të tepruara në Serbi, përmes alarmeve të pavërteta. Presidenti dhe çdo qytetar mund të vizitojë secilën pjesë të vendit”, ka shkruar Hoxha në Twitter, njofton Klan Kosova.