Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Humb jetën 6-vjeçarja, qëllohet me armë nga i vëllai

Humb jetën 6-vjeçarja, qëllohet me armë nga i vëllai

Një vogëlushe 6-vjeçare Maliyah Palmer, është qëlluar nga vëllai i saj 12 vjeç me një pistoletë. Vajza e vogël ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme, shkruan shekulli.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që prindërit nuk ishin në shtëpi dhe fëmijët ishin në banesë duke luajtur.

Policia ka deklaruar se ngjarja tragjike ishte aksidentale, por prindërit do të hetohen për armën e mbajtur në shtëpi.