Humbi gishtat në protestë, niset drejt Stambollit policja shqiptare

Niset drejt Stambollit për mjekim të specializuar, efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua dje përpara parlamentit.

Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja u dërgua drejt aeroportit të Rinasit nga një autoambulancë e shoqëruar edhe nga familjarët, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit me një avion special mjekësor.

Policja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri tek mollëza ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e hedhjes së kapsollës ndaj saj,  18 vjeçarin, Daniel Dobra.