Hungaria ndalon Studimet Gjinore

Qeveria populiste e Hungarisë po i ndalon universitetet të ofrojnë drejtime në fushën e barazisë gjinore, kjo sepse tregu nuk ka nevojë për të diplomuarit e këtij drejtimi dhe se kështu po shpenzohen më shumë para nga taksapaguesit se drejtimet tjera universitare.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, deklaroi se nuk ka kërkesë të domosdoshme për të diplomuarit e ‘studimeve shoqërore gjinore’ në tregun hungarez të punës.

Ky ndryshim vjen pas fitores së kryeministrit Victor Orban, në zgjedhjet e mbajtura në prill, ku pothuajse e gjithë fushata ishte e drejtuar kah emigracioni. Partia e tij ka një shumicë të konsiderueshme në parlament si dhe po zbaton gati krejt premtimet e bëra gjatë kampanjës zgjedhore.

Këto ndryshime prekin vetëm dy nga universitetet e vendit, por kurse të tilla kanë qenë goditje për qeverinë për një kohë.

Kritikët nacionalistë thonë se Orban ka qenë duke u angazhuar në taktika autoritare dhe kjo lëvizje ka të ngjarë të ushqejë vetëm pretendime të tilla.