Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Huthët avancojnë drejt bastioneve të qeverisë në Marib dhe Taiz

Huthët avancojnë drejt bastioneve të qeverisë në Marib dhe Taiz

Luftimet po intensifikohen në Jemen, ndërsa luftëtarët Huthi po avancojnë drejt zonave të kontrolluara nga qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite.

Ndër zonat ku po zhvillohet përparimi i Huthëve janë provinca strategjike e Maribit, e pasur me naftë dhe gaz, si dhe qyteti i Taizit.

Zhvillimet e reja po rrisin tensionet në konfliktin e vazhdueshëm në Jemen. /mesazhi