Ballina Lajmet Rajon dhe Botë I dërguari saudit në Jemen: Ngushtica Bab el-Mandeb është pastruar nga mbetjet...

I dërguari saudit në Jemen: Ngushtica Bab el-Mandeb është pastruar nga mbetjet e Huthive

Ambasadori saudit në Jemen, Mohammed Al Jaber ka deklaruar sot se Ngushtica Bab el-Mandeb është “pastruar” nga grupi Huthi, transmeton Anadolu.

“E premtja qoftë e bekuar dhe kjo qoftë fitore për çdo jemenas dhe arab. Bab al-Mandebi është pastruar nga mbetjet e milicisë terroriste Huthi”, shkroi Al Jaber në një postim në rrjetin social amerikan X, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Huthit nuk e komentuan menjëherë deklaratën e ambasadorit.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur Huthit morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa provinca, duke nxitur ndërhyrjen e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite në mars të vitit 2015, në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Përshkallëzimi ushtarak që nisi në korrik shënoi luftimet më të gjera në Jemen që nga periudha e qetësisë relative pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga OKB-ja në vitin 2022.

Ndërsa përplasjet u intensifikuan në shtator, Huthit morën nën kontroll disa zona kyçe në provincat Hudaydah dhe Taiz dhe përparuan deri në ishullin Mayyun, në Ngushticën e Bab al-Mandebit.

Forcat qeveritare nisën këtë javë operacionin “Agimi i Jemenit”, me qëllim rimarrjen e territoreve të kontrolluara nga Huthit.