I ftohti i ashpër i merr jetën një foshnje në Khan Younis

Një foshnje 8-muajshe ka ndërruar jetë në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës si pasojë e të ftohtit të madh. Sipas burimeve mjekësore, foshnja Rahaf Abu Jazar humbi jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Ngjarja tregon rrezikun e madh me të cilin përballen banorët e Gazës, veçanërisht fëmijët dhe të zhvendosurit që jetojnë në çadra të dobëta dhe të papërshtatshme për motin e ftohtë.

Banorët e Gazës vuajnë mungesën e strehimit, mungesën e trajtimit mjekësor dhe mungesën e mjeteve të ngrohjes për shkak të mungesës së karburantit, ndërsa zona po përballet me një mot të acartë, me erëra të forta dhe reshje shiu. /mesazhi