I jepet drita jeshile operimit të taksive pa shoferë në San Francisco

Rregullatorët e Kalifornisë i dhanë dritën jeshile një shërbimi të taksive robotë për të filluar bartjen e pasagjerëve për udhëtimet pa shofer në San Francisko, për herë të parë në një shtet ku disa kompani janë përpjekur të trajnojnë automjetet për të vozitur vetë në rrugë gjithnjë e më të mbingarkuara.

Komisioni i Shërbimeve Publike të Kalifornisë i dha miratimin firmës Cruise, një kompani e kontrolluar nga prodhuesi i automjeteve General Motors, për të nisur shërbimin e saj e udhëtimeve pa shofer në qytet.

Rregullatorët lëshuan lejen pavarësisht shqetësimeve të sigurisë që lindin nga jo-kapaciteti i Cruise për të marrë dhe për të lënë pasagjerët në bordurën me taksitë e tij autonome, duke kërkuar që automjetet të parkojnë dyfish në korsitë e trafikut.

Shërbimi i udhëtimit fillimisht do të përbëhet nga vetëm 30 automjete elektrike të kufizuara për të transportuar pasagjerë në pjesë më pak të mbipopulluara të San Franciskos nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit. Këto kufizime janë krijuar për të minimizuar shanset që taksitë robotike të shkaktojnë dëmtime pronësore, lëndime ose vdekje nëse diçka shkon keq. Kjo gjithashtu do të lejojë rregullatorët të vlerësojnë se si funksionon teknologjia përpara se të lejojë zgjerimin e shërbimit.