I mjërë është ai, emri i të cilit gjendet vetëm mbi gurin e varrit!

Vehbi Zeqiri

Ta kuptojmë drejt këtë thënie:
Ai që jeton vetëm për vete, pa dhënë asgjë për të tjerët, pa lënë gjurmë të mira në jetë, do të harrohet shpejt… madje edhe nga familjarët e tij më të afërt. Emri i tij do të mbetet vetëm një gdhendje e ftohtë mbi gurin e varrit.

Mos lejo që jeta jote të reduktohet në dy data të thata (lindje dhe vdekje) të shkruara mbi një gur.
Jepi kuptim çdo dite:

  • bëj vepra të mira,
  • kultivo marrëdhënie të shëndosha,
  • shpërndaj dashuri,
  • bëhu frymëzim për të tjerët, etj.

Veprat, mirësia, ndihma, dashuria, kontributi dhe frymëzimi janë gurë të gjallë, që as koha nuk i fshin e as dheu nuk i mbulon.
Vetëm kështu emri yt do të mbetet i gjallë, edhe atëherë kur trupi yt nuk do të jetë më.

Të vdesësh pa lënë gjurmë është një vdekje e dyfishtë!

Vehbi Zeqiri