Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë. Bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëlla i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.
Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi edhe nënkryetari I Prishtinës Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.“Po bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli
Emrin e personit të plagosur e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin Prishtinës Florije Ahmeti.
“Po, i plagosuri është Osman Pacolli. Të tjerat detaje i dërgojmë më vonë”Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.








