Ballina Lajmet Rajon dhe Botë IAEA konfirmon sulmin izraelit ndaj një objekti bërthamor në Isfahan

IAEA konfirmon sulmin izraelit ndaj një objekti bërthamor në Isfahan

IAEA

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se një punishte për prodhimin e centrifugave në qytetin qendror iranian të Isfahanit është goditur nga forcat izraelite.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, deklaroi se ky është objekti i tretë i lidhur me programin bërthamor iranian që goditet nga Izraeli që nga 13 qershori. “E njohim mirë këtë objekt. Nuk kishte material bërthamor aty, dhe për rrjedhojë sulmi nuk do të ketë pasoja radiologjike,” tha Grossi në një deklaratë të publikuar nga agjencia.

Më herët, të premten, Grossi theksoi se IAEA nuk zotëron informacione që tregojnë se Irani është duke zhvilluar armë bërthamore. /mesazhi