Nesër përballen Liverpooli dhe Milani.
Milani rikthehet në Ligën e Kampionëve pas shtatë sezonesh mungesë, shkruan lajmi.net.
‘Rossonerët’ do të përballen me Liverpoolin në ‘Anfield Road’ nesër nga ora 21:00.
Gjiganti italian do të ketë një mungesë të madhe në këtë duel pasi nuk do të paraqitet Zlatan Ibrahimovic.
Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se Ibra nuk do të jetë i gatshëm të parqitet ndaj “The Reds” pasi ka probleme me tendinën e akilit.
Një lajm shumë i keq ky për 39-vjeçarin, që u rikthye pas një lëndimi në fundjavën e kaluar dhe menjëherë gjeti golin duke dëshmuar se ende është në formën e tij më të mirë.
Vendin e suedezit në formacionin e Stefano Piolit pritet ta zë Olivier Giroud.