Ideja Husejniane sot!

Ideja Husejniane sot!
10 Muharrem 1445 – 28 Korrik 2023
——
……Hazreti Huseini, nipi Pejgamberit a.s., mik i afërm i Allahut, e kishte të njohur faktin se nuk do ta fitojë betejën fizike dhe momentale me Jezidin tiran, por ai, gjithashtu, e kishte të qartë se beteja e vërtetë e tij është ruajtja e pastërtisë së fetarisë dhe shpirtërisë islame në brezat që do të vinë deri në ditën e gjykimit. Ai e ka fituar këtë betejë dhe emri i tij është sinonim i rebelimit të elitës fetare dhe shoqërore kundër zullumit të pushtetit. Ky fakt është shumë i rëndësishëm. Pra, nuk rebelohet pjesa e turmës kundër pushtetit, por rebelohet elita më e lartë e shoqërisë myslimane dhe ajo sakrifikohet për ta ruajtur pastërtinë e kësaj feje madhështore….

(E huazuar)