Të paktën edhe 9 civilë të tjerë humbën jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga avionët luftarakë të Rusisë në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Obervatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, avionët luftarakë rusë në orët e vona të natës kanë kryer sulme në pjesën perëndimore të Halepit e cila ndodhet brenda zonës së deeskalimit në Idlib.
Nga informacionet e marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) mësohet se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 9 civilë nga fshati Ibbin.
Ndërkohë ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në vendin e ngjarjes.
Rikujtohet se në sulmet e ndërmarra dje nga regjimi i Asadit dhe Rusisë humbën jetën 17 civilë.








